Kështu pritet në Gjermani Gani Geci, takohet me vëllain e deputetit të vrarë të LDK-së - Bota Sot
Kështu pritet në Gjermani Gani Geci, takohet me vëllain e deputetit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Kështu pritet në Gjermani Gani Geci, takohet me vëllain e deputetit të vrarë të LDK-së

Nga: N.H Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:13
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bën të ditur se ndodhet në Gjermani, në një takim me bashkatdhetarët.

Geci në këtë takim njofton se ishte i pranishëm edhe vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së, Smaj Hjadaraj, Fazli Hadaraj, që siç thotë ai, i vrarë nga bandat kriminale në vitin 2002.

“Faleminderit për pritjen që ma bën bashkatdhetarët në Karlsruhe teë Gjermanisë, gjithashtu falënderojë Sabi Kaçanolli me vllaznillakun dhe të gjithë shokët e ti për këtë mirëpritje. Në këtë takim ishte prezent edhe Fazli Hajdaraj vëllau i deputetit të LDK-së Smajl Hajdarajt i vrarë nga bandat kriminale në vitin 2002.Në këtë mbrëmje biseduam edhe për rrjedhat politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ish-deputeti i LDK-së.

Kujtojmë se Geci është njëri prej personave më të përfolur kohëve të fundit, pasi i njëjti deklaroi se do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Ndonëse u raportua se dje se ishte kërcënuar me likuidim, ky lajm është hedhur poshtë nga vet Geci.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...