Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar arrestimin e deputetit të Kosovës, Milaim Zeka i cili e ka kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu.
Miftaraj thotë se IKD-ja ka kërkuar mbrojtjen e prokurorëv dhe familjarëve të tyre pasi konsiderojnë se duhet të kenë mbrojtje nga shteti, transmeton gazeta “Bota sot”.
Mirëpo, ai pyet sistemin prokurorial dhe shtetin se kur do të fillojnë arrestimet edhe ndaj kërcënuesve të ish prokurorit Elez Blakaj?
Lexojeni shkrimin e plotë:
Arrestohet Milaim Zeka per kercenimet ndaj prokurorit Afrim Shefkiu, sipas informatave te siguruara nga Prokuroria Themelore ne Prishtine.
Instituti I Kosoves per Drejtesi publikisht ka kerkuar mbrojtjen e prokuroreve dhe familjareve te tyre. Prokuroret dhe gjykatesit duhet te kene mbrojtje nga shteti.
Tash nje pytje per sistemin prokurorial dhe shtetin.
Po me kercenimet ndaj prokurorit Elez Blakaj dhe prokuroreve dhe gjykatesve tjere??
Kur do fillojne arrestimet??
Apo vazhdojme me drejtesi selektive.