Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se presidenti Hashim Thaçi është nënshtruar përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.
Mirëpo, sipas tij, populli nuk do t'i nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë, përcjell "Bota sot".
Ja postimi i plotë i Rrustemit:
Po të mos ishte president dhe rrezik për vendin, do të ishte qesharak. Por, tallja e tij me shtetin dhe territorin është çmim që nuk duhet ta paguajmë.
Thaçi është nënshtruar përballë Vuçiqit të Serbisë, por populli nuk do t'i nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë.