Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori rrezikohet, ne do luftojmë prapë

Aktuale

Veteranët e Dukagjinit: Nëse territori rrezikohet, ne do luftojmë prapë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:08
Protesta në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës nga Dukagjini po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Ata i kanë dhënë ultimatum Prokurorisë deri më 8 tetor që të hedh poshtë aktakuzën ndaj tyre, në të kundërtën paralajmërojnë protesta jo paqësore.

Vlerësojnë se kjo është një padrejtësi e radhës që po u bëhet dhe thonë se po përjetojnë persekutim nga institucionet e drejtësisë.

Luftëtarët thonë se shteti për të cilin dhanë gjithçka po i ofendon para familjes.

“Nëse territori ynë rrezikohet Kosovë ne do të luftojmë prapë për ty. Faleminderit Kosovë”, deklarojnë ata.

Duke kërkuar që të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës dhe të ndryshohet Ligji për veteranët, ata kërkojnë reflektim nga institucionet në të kundërtën u thonë se do pendohen.

Ndërsa, u kanë bërë thirrje luftërave që të mos u përgjigjen thirrjeve të prokurorisë, ngase sipas tyre, akuzat janë të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat