Abazi: Takimi Mustafa-Kurti, mesazh shprese për qytetarët

Aktuale

Abazi: Takimi Mustafa-Kurti, mesazh shprese për qytetarët

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 20:13
Haki Abazi

Analisti Haki Abaz thotë se bashkimi i opozitës kosovarë është më i domosdoshëm se kurrë më parë, për të parandaluar planet e Thaçit për korrigjim të kufijve.

Kështu ka deklaruar Abazi në intervistë për Telegrafin, duke e vlerësuar takimin në mes liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në shtëpinë e të parit.

“Në këto momente kritike që ndodhet Kosova, respektivisht mosfunksionim të kushtetutës së vendit, nuk ka parti ose lider opozitar me logjikë të shëndoshë që nuk bëhen bashkë për ta parandaluar rrezikun që po i kanoset vendit”, ka theksuar Abazi.

Më tej Abazi ka thënë se sa herë që populli shqiptar është bashkuar ka arritur suksese dhe është mbrojtur vendi, duke shtuar se ai vazhdimisht ka dërguar mesazhe te dy liderët, Mustafa dhe Kurti që opozita duhet të bashkohet.

“Takimi i tyre e ka dërguar një mesazh shprese të qytetarët, sepse është në pyetje interesi i vendit. Mustafa dhe Kurti e kanë pa urgjencën dhe momentin kritik ku jemi, dhe të dytë e kanë ndjerë nevojën dhe fuqinë e bashkimit. Mendoj se takimi përcjell mesazhin për bashkërendim të veprimeve të bllokut opozitar, drejt ndaljes së pazareve për shkëmbim të territoreve”, ka thënë Abazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat