Deda: Kosova ka pësuar nga Thaçi dhe deklaratat e tij

Aktuale

Deda: Kosova ka pësuar nga Thaçi dhe deklaratat e tij

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:16
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, i ka bërë një analizë gjendjes aktuale në vend.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova ka pësuar shumë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe nga deklaratat e tij.

Deda e ka cilësuar zhvillim shumë të keq edhe largimin nga Kosova të ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili është ankuar se është kërcënuar.

Sipas tij, kjo që ka ndodhur në Kosovë, nuk ngjan në asnjë vend demokratik në Evropë.

Deda po ashtu ka lavdëruar mediat e lira, duke thënë se ato kompensojnë dështimet e udhëheqësve të vendit. Deputeti ka thënë se rol të mirë këtu luan edhe shoqëria civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat