Deda: Gjesti i Pacollit është sharlatanizëm politik

Aktuale

Deda: Gjesti i Pacollit është sharlatanizëm politik

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:26
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, e ka komentuar gjestin e mbrëmshëm që ka bërë Behgjet Pacolli gjatë një takimi të detyruar që pati me presidentin e Amerikës Donalt Trump.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, gjesti i Pacollit, i cili i doli në rrugë Trumpit për t’ia zgjatur dorën, është një gjest i tipit të sharlatanizmit politik.

“Ky gjest është për më të ardhur marre. Është një gjest prej sharlatanizëm politik”, ka thënë Deda.

Ai tuje ka thënë se është keq edhe për shoqërinë tonë që po merren me këta politikanë.  “Kjo është keq edhe për neve që me gjestet e tyre po duhet mu marrë”, ka thënë Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat