Çfarë ndodhi ndërmjet Pacollit dhe kryeministrit të Marokut? Edhe Daçiq jep versionin e tij

Aktuale

Çfarë ndodhi ndërmjet Pacollit dhe kryeministrit të Marokut? Edhe Daçiq jep versionin e tij

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:00
Foto nga takimi ne OKB

Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka folur për atë që ndodhi ndërmjet Kryeministrit të Marokut dhe Behgjet Pacollit të martën mbrëma në Nju Jork.

Daçiq ka thënë se Pacolli e ka takuar Kryeministrin e Marokut në korridor dhe iu ka afruar.

„Nëse i shikoni tëeet’at dhe lajmet e ndryshme të cilat ata i publikojnë kryesisht bëhet fjalë se si dikush dikë e ka takuar në korridor. Të martën ishte një mashtrim i madh ku kryeministri maroken ishte ulur edhe ata iu afuran dhe pas kësaj publikuan një tëeet se me Marokun janë duke biseduar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike“.

„Menjëherë pas kësaj më ka thirrur ministri maroken dhe u bë demanti” ka thënë Daçiq.

Pacolli dje ka publikuar një komunikim me shefin e qeverisë marokene duke thënë se takimi ka qenë i aranzhaur ndërsa në reagimin e tij në tëitter, Saadeddine Othmani, Kryeministri maroken ka thënë se Pacolli ka shkuar pa paralajmërim duke iu imponuar atij dhe bashkëpunëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat