Thaçi tregon se për çfarë biseduan me Erdoganin në Nju Jork

Aktuale

Thaçi tregon se për çfarë biseduan me Erdoganin në Nju Jork

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:20
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditura detajet e takimit me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Siç ka thënë Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, përkatësisht takimit me presidentin e Turqisë, kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.

“E falënderova presidentin Erdo?an për mbështetjen që Turqia po i jep Kosovës në procesin e rritjes së njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të posaçëm në Interpol, me synim për t’i mundësuar Kosovës që të kontribuojë më shumë në rritjen e sigurisë globale”.

“Gjithashtu, e informova presidentin Erdo?an lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast homologu turk shprehu mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme midis dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat