Miftaraj: Prokurorit të Shtetit i mungon guximi për të zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë

Aktuale

Miftaraj: Prokurorit të Shtetit i mungon guximi për të zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:34
Aleksander Lumezi

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se me Kodin Penal të Kosovës përcaktohet qartë se kur kërcënohet zyrtarët shtetëror, Prokurori i Shtetit duhet të ndërmarr masa.

Ai thotë se në rastet kur ka dyshim për kërcënim i cili është real dhe i mundshëm, atëherë është i domosdoshëm edhe arrestimi i personave të dyshuar.

Sipas tij, në ditët e fundit është parë drejtësia selektive e prokurorisë.

Miftaraj për gazetën “Bota sot” pohon se, me urgjencë ka vepruar Prokuroria në rastin e kërcënimit të prokurorit Shefkiu, kurse në rastin e ish prokurorit Elez Blakaj, nuk ka ndodhur e njëjta.

Image
Ehat Miftaraj

“Kodi Penal i Kosovës përcakton në mënyrë të qartë se çdo herë kur kercënohen zyrtarët shtetërore, Prokurori i Shtetit duhet të ndërmarr masa në hetimin e rasteve të tilla, e në rastet kur ka dyshim për kërcënim i cili është real dhe i mundshëm, është e domosdoshme edhe arrestimi i personave te dyshuar.

Ajo çka është parë në ditët e fundit është drejtësia selektive e prokurorisë.

Përderisa në rastin e kërcënimit të Prokurorit Shefkiu, Prokuroria ka vepruar me urgjencë në rastin e kercenimit ndaj Prokurorit Blakaj, e njëjta Prokurori ka heshtur.

Kjo dëshmohet se për Prokurori i Shtetit nuk ka guximin dhe vullnetin për të zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë, paanshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat