Ky është qëndrimi i Austrisë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ky është qëndrimi i Austrisë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:45
Ministri i Austrisë, Gernot Blumel

Ministri i Austrisë, Gernot Blumel i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, u pyet sot nga gazetarët nëse shteti austriak e mbështet korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast ministri Blumer në një konferencë për media tha se shteti i tij ka një qëndrim të qartë për këtë çështje, dhe ata do të përkrahin cdo marrëveshje që është e pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për këtë çështje, nëse këto dy shtete pajtohen për një zgjidhje të qëndrueshme për ty palët ne nuk e kundërshtojmë atë. E rëndësishme është që këto dy shtete të pajtohen për një zgjidhje të përbashkët”, theksoi ai.

Ndërsa lidhur me liberalizimin e vizave ai tha se Tani është çështja që shtetet anëtare të ecin përpara dhe ne mendojmë që ky është një hap për Kosovën drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat