Arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj

Aktuale

Arrestohet deputeti Shkumbin Demaliaj

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:12
Shkumbin Demaliaj

(E plotësuar) - Deputeti i AAK-së, Shkbumim Demaliaj është arrestuar sot me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për shkak të kanosjes ndaj ish prokurorit special të Kosovës, Elez Blakaj që po hetonte rastin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Ekrem Lutfiu.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar për shkal të veprës penale të kanosjes për 48 orë”, ka njoftuar Lutfiu.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj kishte bërë reagime të ashpra ndaj Elez Blakajt duke e quajtur “bir kudre dhe idiot”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij.

“Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj në një paraqitje në televizionin publik.

Demaliaj ka thënë se e gjithë familja e tij është sharë dhe ka pasur presion shumë të madh dhe se është ndjerë shumë i fyer që babai i tij i varrosur me nderime ushtarake është gjetur në listat e veteranëve të rrejshëm.

***

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Media merr vesh se Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Beka ka njoftuar se deputeti Demaliaj është ndaluar për 48 orë.

Arsyeja e ndalimit të tij është një deklaratë me mesazh kërcënues ndaj ish prokurorit, Elez Blakaj.

Pas ngritje së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtarë i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish Prokurorit Elez Blakaj.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës Demalija ka thënë se do të mërret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat