Hashim Thaçit i vjen edhe një kundërshtim i ashpër: Ja nga kush tash!

Aktuale

Hashim Thaçit i vjen edhe një kundërshtim i ashpër: Ja nga kush tash!

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:10
Hashim Thaçi

Shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë nesër do të mbajnë një konferencë për media, ku do të kërkojnë nga Presidenti Hashim Thaçi që në Serbi të mos bisedojë në emër të më të dashurve të tyre.

“Z. Hashim Thaçi, në bisedimet me Serbinë, nuk mban të drejtën të flet në emër të më të dashurve tonë, të të vrarë e të zhdukur në luftën e fundit nga kriminelët serbë”, thuhet në njoftimin për media.

Konferenca do të mbahet në ora 12:00 në objektin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat