Anëtari i LDK-së: Nëse do bashkëpunim, Vetëvendosje le të na kërkojë falje

Aktuale

Anëtari i LDK-së: Nëse do bashkëpunim, Vetëvendosje le të na kërkojë falje

Nga: A.ZH Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:23
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje pajtohen se duhet të ndalet presidenti Hashim Thaçi.

Por, ai në një postim në Facebook, ka shprehur habinë e tij se pse VV-ja tash po e informon Policinë e Kosovës për protestën e tyre që do të mbahet më 29 shtator.

Ai ka kujtuar se VV-ja kishte protestar dhunshëm kundër Qeverisë më të mirë dhe me duar të pastra, ndërsa tani ka zbutur metodat dhe i ka moderuar ato si asnjëherë më parë.

Gecaj ka sugjeruar që VV-ja të kërkojë falje për dhunën e ushtruar ndaj qeverisë Mustafa, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Gecajt:

Çfarë po ndodhë me anarkizmin e LVV-së?

Me LVV pajtohem tash-për-tash se Hashim Thaçin duhet ndalur gjithsesi, tjerat janë të diskutueshme! Megjithatë, është shumë intriguese çfarë në të vërtetë po ndodhë me LVV-në! Anarkistët e dikurshëm tani edhe po e informojnë policinë mbi protestat e tyre. Qeverinë më të mirë dhe me duart më të pastra në kohën e pasluftës “desh e patën qitë fare”, me metoda të papara deri atëherë të dhunës së shfrenuar. Ndërsa sot, kur vendi udhëhiqet nga qeveria më e mbrapsht në periudhën e pasluftës, kur Presidenti ndërmerr veprime të dëmshme deri në kufirin e tradhtisë kombëtarë, çuditërisht metodat e LVV-së janë zbutur dhe moderuar si asnjëherë më parë! Çfarë po ndodhë është më së miri të na shpjegojnë ata vet: vërtetë kanë një urrejtje patologjike ndaj LDK-së; i frikohen qeverisë së “komandantëve”; grupi i larguar ishte gjeneruesi i dhunës; apo ndoshta edhe qëndron konstatimi se ata janë hiq më pak se një dorë e zgjatur e SHIK-ut dhe e Kadri Veselit. Nëse ka të ngjarë që anarkistët të jenë vetëdijesuar dhe edukuar politikisht, posaçërisht tani kur kërkojnë bashkëpunim, do të ishte e udhës që fillimisht të na kërkonin të falur për dhunën e ushtruar ndaj qeverisë sonë, por edhe ndaj individëve veç-e-veç, posaçërisht ndaj Kryeministrit Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat