Deputeti i AAK-së paralajmëron dorëheqjen

Aktuale

Deputeti i AAK-së paralajmëron dorëheqjen

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:49
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka deklaruar publikisht se do t’a dorëzoj mandatin e deputetit, nëse vazhdon arrestimi i deputetëve të Kosovës.

Ai e quan të padrejtë dhe të turpshëm arrestimin e deputetëve Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj.

Postimi i plotë:

Arrestimi i deputetëve kosovarë për deklaratat e tyre në studio televizive është i padrejt dhe i turpshëm.

Prokuroria e Kosovës ka mjaft punë për të bërë, ka mjaft kriminelë që sillen në rrugët e Kosovës të lirë e kapadai.

Nuk është e lehtë ta mbyllësh një deputet të zgjedhur nga vota e popullit, veç pse ai ka shprehur mllefin e tij në studio televizive ndaj situatave të turpshme të krijuara kohëve të fundit.

Deputeti kudo në botë, në shtetet demokratike respektohet dhe gëzon imunitet, ndërsa tek ne arrestohet e lirohet me teke të dikujt!

Nëse kjo situatë vazhdon, publikisht e them se unë shumë shpejt do të dorëzoj mandatin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat