Bekim Jashari i del në mbrojtje Nuredin Lushtakut

Aktuale

Bekim Jashari i del në mbrojtje Nuredin Lushtakut

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:20
Bekim Jashari dhe Nuredin Lushtaku

Bekim Jashari i ka dalë në mbrojtje gjeneralit Nuredin Lushtakut, ku ka kërkuar sqarime se cila është arsyeja që Lushtaku është përfshirë në aktakuzën për mashtrime me listën e veteranëve të UÇK-së.

Lushtaku i cili tani është nënkryetar i Skenderajt, mbrëmë ka kërkuar sqarim nga presidenti Thaçi, kryeprokurori Lumezi, ish-prokurori Blakaj dhe prokurori Hoxha, që t’i jepet sqarim se pse është i përfshirë në aktakuzën e veteranëve, kur ka marrë pjesë vetëm një herë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, në të cilën mbledhje nuk është marr asnjë vendim.

Postimi i plotë:

Gjeneral Nuredin Lushtaku

Unë besoj në sinqeritetin, drejtësinë dhe korrektësin tënde! Poashtu, shpresoj që shumë shpejt do të dalë e vërteta në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat