Abdixhiku reagon ndaj Pacollit: Ktheni këta të paditur në Kosovë se në qafë na morën!

Aktuale

Abdixhiku reagon ndaj Pacollit: Ktheni këta të paditur në Kosovë se në qafë na morën!

Nga: A.ZH Më: 27 shtator 2018 Në ora: 20:09
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin. Ky i fundit, gjatë ditës së djeshme, ka thënë se me serbët, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë probleme.

E sipas deputetit të LDK-së, kjo është deklaratë e Pacollit, është dëm nacional dhe krejt e kundërta që duhet të bëjë diplomati i Kosovës.

Ai ia ka përmendur Pacollit dëmet e shkaktuara nga lufta e Serbisë në Kosovë, derisa atë e ka quajtur naiv.

“Ktheni këta të paditur prapa në Kosovë se na morrën në qafë nëpër botë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Çfarë trishtimi:

- 13,000 të vrarë;

- 1,700 të zhdukur;

- 200 varreza masive;

- 20,000 gra të dhunuara;

- 1 milionë qytetarë të dëbuar;

- 20 miliardë dëme ekonomike;

Dhe 1 ministër i jashtëm Kosove që me mburrje thotë se “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”. Kjo s’është më veçse naivitet. Është përluje; është inferioritet. Është dëm nacional. Është krejt e kundërta që një diplomat duhet të bëjë. Pa fjalë. Ktheni këta të paditur prapa në Kosovë se na morrën në qafë nëpër botë. Së paku naivitetin e tyre e mbajmë veç këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat