VV flet për bashkëpunimin me LDK-në

Aktuale

VV flet për bashkëpunimin me LDK-në

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 20:20
Xhelal Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka folur rreth bashkimit opozitar, më konkretisht rreth bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sveçla ka thënë se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, dhe duhet të arrihet konsensus për këtë çështje mes partive.

“Kosova ndodhet para një rreziku jashtëzakonisht të madh. Thaçi po ju bindet kërkesave dhe dëshirave të Serbisë me të cilat ne do humbim territor, dhe nëse kjo ndodhë atëherë është humbje pa kthim.

Ne po kërkojmë konsensus për ta tejkaluar këtë situatë. Hashim Thaçi është personi I fundit në skenën politike të cilit mund ti besojmë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se presidenti Thaçi në fillim ka deklaruar se kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm dhe se nuk e dimë cili është pretendimi i tij.

“Për ne, më rëndësi është integriteti territorial. Ne nuk i kemi harruar e as amnistu dallimet që i kemi me LDK-në. Në kohën kur shtëpinë ti e ki me flak të gjithë anëtarët e shtëpisë bëhen bashkë për ta fikë zjarrin. Integriteti territorial për ne është primarë”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat