Thaçi takon Mogherinin, thotë se është momenti për një marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Thaçi takon Mogherinin, thotë se është momenti për një marrëveshje me Serbinë

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini me të cilën ka diskutuar për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Bota sot”.

Thaçi shkruan se është momenti për një arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që janë të ngjeshura marrëveshjet e shteteve fqinjë në Ballkan.

Ai ndër tjera shkruan se ka marrë mbështetje edhe nga shumë liderë botërorë për marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Pata një takim të shkëlqyer me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën diskutuam për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I rikonfirmova edhe një herë gatishmërinë tonë për dialogun, proces ky për të cilin mora mbështetje edhe nga shumë liderë botërorë në takimet që kam zhvilluar këto ditë.

Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, është krijuar një momentum historik për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjet dhe do të krijonte perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat