Konjufca: Garantojmë që protesta e 29 shtatorit do të jetë paqësore

Aktuale

Konjufca: Garantojmë që protesta e 29 shtatorit do të jetë paqësore

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:00
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur i bindur që nuk do të ketë eskalim të protestës të së shtunës, të organizuar nga kjo parti.

Për ditë me rradhë, LVV ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku fton qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkutpon edhe shkëbim territoresh.

“Ne mund të garantojmë që protesta do të jetë e qetë dhe paqësore dhe bëjmë thirrje vazhdimisht që kjo të jetë kështu. Unë jam i bindur që protesta e 29 shtatorit do të jetë paqësore. Nëse 30 protesta i ka organizu, 20 kanë qenë të qeta. Të gjitha ato që nuk kanë qenë të qeta kanë qenë me njëfarë skenari. Çdo protestë e Vetëvendosjes  bëhet brenda skenarit të Vetëvendosjes. Neve na duhet vetëm një gjë, ti tregojmë para botës se jemi shumë dhe nuk jemi me idenë e presidentit”, tha Konjufca.

Në debatin se sa kanë efekt protestat në Kosovë, deputeti tha se nuk heqin dorë nga ky mjet demokratik meqë sipas tij mund t’i japin drejtim një shteti.

“Unë mendoj që protestat e vitit 2016 kanë qenë shumë të rëdnësishme dhe më të mëdha në Kosovën e pasluftës. Këtu kanë marrë pjesë për dhjetëra mijëra persona. Unë nuk po them që të gjitha çështjet në Kosovë janë zgjidhur përmes protestave ama protesta është njëri prej institucioneve më të rëndësishme  të civilizimit botëror. Po të kishin qenë të turpshme apo të rrezikshme nuk kishin qenë nëpër të gjitha konventat ndërkombëtare dhe kushtetutat e vendeve”, tha Konjufca. 

Ai shtoi se qëllimi i tyre në këtë protestë është dalja e një imazhi nëpër botë për numrat e njerëzve që janë kundër idesë së presidentit kosovar në dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat