Fotografi tronditëse: Shqiptarët e keqtrajtuar në Mitrovicë, në prani të ushtrisë franceze dhe UNMIK-ut

Aktuale

Fotografi tronditëse: Shqiptarët e keqtrajtuar në Mitrovicë, në prani të ushtrisë franceze dhe UNMIK-ut

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:25
Shqiptarët e keqtrajtuar

Kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka publikuar disa fotografi të viktimave shqiptare të pasluftës në Mitrovicën veriore.

Ai këto fotografi i ka publikuar për me tregua se Kosova e ka Mitrovicën e okupuar, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, edhe këtë vit ka pasur viktima shqiptare të keqtrajtuar fizikisht.

“Per ata qe mendojne se Mitrovica, perkatesisht Kosova nuk e ka nje pjese te okupuar, flasin vet keto fotografi, jane keto fotografi te pasluftes ka patur edhe te pushkatuar dhe ate ne prani te ushtrise franceze dhe policise se UNMIK-ut. Te keqtrajtuar fizikisht ka patur edhe kete vite, deri me sot, 27.IX.2018 kane qene 37 shqiptare te keqtrajtuar fizikisht rende dhe leht! Ketyre u ka ndodhur brenda neper shtepi e banesa te veta por edhe rrugeve te pjeses se okupuar te qytetit te Mitrovices, matan ure...”, shkruan Halit Barani.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat