Qytetarët kundër idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Qytetarët kundër idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:08
Foto

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me idetë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve

Kështu së paku ka rezultuar sondazhi i shtatë i opinionit publik lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi i paraqitur sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) .

Jeta Krasniqi nga ky institut tha se nga sondazhi i organizuar me mostër 1066, 75% të qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me kahjen që presidenti Thaçi është duke i dhënë dialogut Kosovë-Serbi.

Po ashtu,sipas saj 77.6% janë kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

"75% të qytetareve janë shprehur të pakënaqur me kahjen që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke i dhënë procesit të dialogut Kosovë Serbi. Në anën tjetër 77.6% të qytetarëve janë kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, 11.3% janë shprehur që janë pro dhe 11% janë shprehur se nuk e dinë", tha ajo.

Krasniqi theksoi se po ashtu sa i përket ideve për shkëmbim të territoreve më shumë se 50% e qytetarëve janë shprehur se do të protestonin kundër një marrëveshje të tillë.
"51.5% e qytetarëve do të protestonin kundër arritjes se një marrëveshje për shkëmbim të territoreve ndërsa 20.4% do të kërkonin referendum", shtoi ajo.

Sa i përket rolit që partitë opozitare janë duke luajtur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi,në sondazhin e KDI-së 65% e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur.
Krasniqi prezantoi edhe rezultatet e sondazhit në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Sipas saj, 82.9% e të anketuarve nuk kanë pranuar si alternativ për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë as Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive dhe as ndryshimin e kufijve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat