KMDLNJ: Demaliaj është trajtuar mirë në Qendrën e Ndalimit

Aktuale

KMDLNJ: Demaliaj është trajtuar mirë në Qendrën e Ndalimit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:18
Shkumbin Demaliaj

Monitorues të KMDLNj-së kanë vizituar sot deputetin Shkumbin Demaliaj, i cili po mbahet në ndalim policor 48 orësh në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga KMDLNJ Demaliaj i ka thënë monitoruesve se ai është ftuar nga policia me telefon një ditë më herët që të shkojë në stacion policor dhe është njoftuar për arsyen e thirrjes.

“Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Ndalimit është njoftuar me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe u shpreh se nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të uniformuar, as gjatë marrjes në pyetje, as policëve të cilët e kanë transportuar dhe as ata të Qendrës së Ndalimit. Ai pohoi se gjatë deklarimit të tij para policëve hetues në fund ka nënshkruar procesverbalin por nuk ka marrë një kopje të tij. Atij i është treguar urdhri për ndalim. I ndaluari Demalijaj ka angazhuar avokatin e tij që e përfaqëson. Ai është shprehur se nuk ka probleme shëndetësore pasi është pyetur edhe nga oficerët e Qendrës për Ndalim. KMDLNj konstaton se gjatë arrestimit, marrjes në pyetje dhe mbajtjes në Qendrën e Ndalimit, ndaj z. Demalija janë respektuar të drejtat e parapara me ligj për persona të privuar nga liria”, thuhet në njoftim të KMDLNJ-së.

KMDLNj kërkon që masa e arrestit me burg të shqiptohet vetëm si masë e skajshme dhe kur shteren të gjitha masat tjera dhe të mos të shndërrohet në rutinë dhe të keqpërdoret për qëllime politike apo të tjera.

“KMDLNj kërkon që të mos përdoren standarde të dyfishta gjatë shqiptimit të masave të arrestit dhe, në radhë të parë të merret parasysh rrezikshmëria e një deklarate publike apo interviste të dhënë mediave. KMDLNj është kundër kërcënimi që iu bëhet , qoftë bartësve të posteve institucionale , qoftë qytetarëve prandaj këtu e sheh përdorimin e standardeve të dyfishta sepse ka shumë raste kur kërcënimet ndaj qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar me fatalitet shkaku se nuk janë marrë masat parandaluese ndaj atyre që kanë kërcënuar”, thuhet në njoftim.

Për KMDLNj është krejtësisht i papranueshëm, i kundërligjshëm dhe i është i dënueshëm kërcënimi që i bëhet Prokurorisë së Shtetit nga protestuesit që kërkojnë të anulohet aktakuza për veteranë mashtrues duke iu dhënë afat deri më 8 tetor  institucioneve përkatëse.

“Prokuroria dhe Gjyqësori duhet ta bëjnë punën e tyre pa iu nënshtruar ndonjë ndikimi të mundshëm politik apo kërcënimi sikur që Prokuroria e Shtetit duhet të fillojë hetimet ndaj atyre që manipuluan me lista duke i futur në të njëjtën listë veteranët e vërtetë të UÇK-së dhe veteranët mashtrues , duke i fyer ata dhe familjet e tyre dhe duke i nënshtruar një linçimi publik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat