Demi tregon si kërkuan në OKB presidenti, kryeministri e ministri i jashtëm të na njohin shtetet që nuk na njohin

Aktuale

Demi tregon si kërkuan në OKB presidenti, kryeministri e ministri i jashtëm të na njohin shtetet që nuk na njohin

Nga: G.B Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:03
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm në OKB kërkuan nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, që të na njohin, por secili në mënyra të ndryshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri kërkoi të na njohin me kufijtë aktual, presidenti kërkoi të na njohin me kufijtë e korrigjuar, ndërsa ministri i jashtëm kërkoi të na njohin pa kufij.

Andaj, sipas Demit, protesta e nesërme duhet të jetë e çdo qytetari që refuzon të nëpërkëmbet nga këta injorantë të rrezikshëm.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në OKB kërkuan nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të na njohin:
1. Kryeministri: na njihni në kufijtë aktual, për ruajtjen e të cilëve unë nuk jam duke u angazhu, ngase kam punë më të rëndësishme se sa integriteti territorial i vendit që unë e qeveris;

2. Presidenti: na njihni me kufijtë e korigjuar, ngase kur e kemi shpallur pavarësinë kemi gabu që e kemi mar një pjesë territorit;

3. Ministri i Punëve të Jashtme: na njihni pa kufij, ngase shqiptarët dhe serbët nuk kanë pasur kurrë probleme dhe nuk duhet të ketë kufij mes nesh.

Andaj, protesta e nesërme duhet të jetë protestë e çdo qytetari i cili refuzon të nëpërkëmbet nga këta injorantë të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat