Suspendohet nga puna shefi i prokurimit në Policinë e Kosovës

Aktuale

Suspendohet nga puna shefi i prokurimit në Policinë e Kosovës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:45
Policia

Granit Fetahu, Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse në Policinë e Kosovës është suspenduar sot.

Suspendimin e Fetahut e ka konfirmuar për Kallxo edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka pranuar dje rekomandimin për suspendimin e zyrtarit policor, dhe i njëjti është suspenduar përkohësisht sipas rekomandimit të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Media ka provuar sot të kontaktoj me Granit Fetahun por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat