Haradinaj: Pentagoni i gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën për të pasur ushtri

Aktuale

Haradinaj: Pentagoni i gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën për të pasur ushtri

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:57
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe James Mattis

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar se Petagoni është i gatshëm për të ndihmuar Kosovën, në rrugën e Kosovës  për të pasur ushtri.

“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s.

Është fat i madh që përgjatë këtyre viteve, ne vazhdojmë t’i kemi në krah po këta partnerë.

Pas pritjes së posacme në West Point nga mijëra kadetë të Ushtrisë Amerikane dhe Gjenerali Ëilliamson, pritja zyrtare në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtes James Mattis, është nder për vendin dhe për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I lumtur të shoh gatishmërinë e Sekretarit Mattis dhe Pentagonit, për ta ndihmuar Kosovën, në rrugën tonë të drejtë për ta pasur ushtrinë tonë.

Sekretarit Mattis i shpreha falenderimin e përzemërtë, që vazhdon të besoj në të drejtën tonë!

Faleminderit Sekretari Mattis.

Kosova përherë do të jetë mirënjohëse, që në gjithë rrugëtimin tonë, personalitete si JU, besuan në NE!” ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

Ndryshe, ky takim është njëri nga më të rëndësishmit që Haradinaj ka pasur gjatë vizitës së tij në SHBA.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat