Arben Vitia thotë se është detyrë qytetare pjesëmarrja në protesta nesër

Aktuale

Arben Vitia thotë se është detyrë qytetare pjesëmarrja në protesta nesër

Nga: D.RR Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:42
Protestë e kaluar

Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook ka thirrur të gjithë qytetarët e Kosovës që sipas tij, të tregojmë fytyrën e vërtetë qytetare e të dinjitetshme të popullit të Kosovës.

Vlerat e Kosovës nuk po i përfaqësojnë politikanët në pushtet sipas tij, e kjo është detyrë e qytetarit t’i tregojë botës se nuk jemi si ata.

Postimi i plotë:

Nesër në ora 14:00, me pak angazhim, me pak kohë, në protestën paqësore, kemi mundësinë unike për bashkim. Kosova mundet më mirë dhe meriton më mirë. Kemi mundësinë unike që me qytetari, dinjitet dhe me kulturë të tregojmë fytyrën e vërtetë qytetare e të dinjitetshme të popullit të Kosovës. Ata që për momentin na përfaqësojnë, nuk përfaqësojnë këto vlera. Është detyrë qytetare që ti tregojmë botës se ne nuk jemi si ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat