Tahiri: I papranueshëm presioni ndaj institucioneve të drejtësisë - Bota Sot
Tahiri: I papranueshëm presioni ndaj institucioneve të drejtësisë

Aktuale

Tahiri: I papranueshëm presioni ndaj institucioneve të drejtësisë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:00
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ftuar bartësit e funksioneve publike dhe politike që të rezervohen plotësisht nga komentimi politik i punës së gjyqësorit dhe prokurorisë.

Ministri Tahiri thekson se drejtësia është garancia e shenjtë e të gjithëve, se askush nuk është mbi ligjin.

“Ligji nuk i shërben as institucioneve ndaras, as pushtetit ndaras, dhe as qytetarëve ndaras, por është neutral dhe i barabartë për të gjithë edhe atëherë kur jemi fajtorë edhe atëherë kur na çliron nga barra e fajësisë. Ky është parimi themelor që duhet të na udhëheq të gjithëve drejt konsolidimit të drejtësisë në të cilën besojmë pa asnjë hezitim”, ka thënë ai.

Duke parë komentet dhe reagimet e shumta ditëve të fundit që ndërlidhen me punën e pavarur të organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, ministri Tahiri rikujton se drejtësia është neutrale dhe e barabartë për të gjithë dhe se ajo ka standarde të mirëfillta veprimi, të cilat nuk mund të jenë pjesë e diskursit politik.

Tahiri thekson se pa marrë parasysh se kush është subjekti apo pala në procedurë, janë organet e pavarura të zbatimit të ligjit ato që vendosin se kush ka rënë ndesh me ligjin e kush është i pafajshëm. Çdo presion ndaj institucioneve të drejtësisë, nga kushdo çoftë, është i papranueshëm.

Me këtë rast, ministri Tahiri, fton të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe politike që ngjashëm siç bëjnë qytetarët e vendit, të rezervohen nga çdo komentim i punës së prokurorisë dhe gjykatave, dhe t'i besojnë atyre në administrimin e drejtë të drejtësisë, sepse vetëm me respektimin e plotë të pavarësisë së tyre, ne mund të presim procese të besueshme dhe të aplikueshme drejtë dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetaret e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...