Abazi tregon se kush po e mbështet Thaçin, i cili ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve!

Aktuale

Abazi tregon se kush po e mbështet Thaçin, i cili ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve!

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi, Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit vetëm mbesa e tij i ka mbet për mbrojtje pasi që, ka mbetur i vetmuar.

Abazi thotë se, Thaçi ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, ka tradhtuar partnerët politik, bashkëluftëtarët dhe tani po e tradhton edhe interesin kombëtar, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Abazit, protesta e së shtunës nuk është e asnjë partie politike, e asnjë njeriu por është e gjithë atyer që e duan vendin dhe të ardhmen e Kosovës en Evropë dhe NATO.

Lexojeni postimin e plotë:

Thaci eshte i vetmuar, vetem mbesa e tij ka mbetur ne mbrojtje. Ai ka shkelur mbi gjakun e deshmoreve, ka tradhetuar secilin partner politike, secili bashkeluftetare, dhe tani pa mandat kushtetues po e tradheton interesin kombetare dhe po i tradheton edhe perkrahesit e pavaresise dhe garantuesit e integriteti territorial e sovranitetit te Kosoves.

Nje popull s'i neshtrohet ketij njeriu.

Protesta nuk eshte e nje partie e as e nje njeriu, protesta eshte e te gjithe atyre qe duan vendin, qe e duan te ardhemen e vendit te tyre dhe atyre qe duan qe Kosova te jete Evropiane dhe ne NATO. Protesta eshte e te gjitheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat