Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, i ka përgëzuar Prokurorinë dhe Gjykatën për burgosjen e deputetëve të pozitës, Milaim Zekës dhe Shkumbin Demalijajt, pas kërcënimeve që u bënë prokurorëve.
Kelmendi uron që edhe kryeministri Ramush Haradinaj të shqyrtohet, derisa shton se, kërcënuesit e prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve dhe policëve duhet të jenë në burgje.
“PROKURORI E GJYKATË - PERGËZIME KËSAJ RADHE PËR BURGOSJE TË DEPUTETËVE MILAIM ZEKA DHE SHKUMBIN DEMALIJAJ!
Uroj të shqyrtohet edhe kërcënimi që ka bërë harbashi Ramush Haradinaj.
Kërcënusit e prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, policëve - në burgje!”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.