Komandanti i UÇK-së: Me 12 qershor 99’ nuk kishte më shumë se 2000 ushtarë në tërë Kosovën

Aktuale

Komandanti i UÇK-së: Me 12 qershor 99’ nuk kishte më shumë se 2000 ushtarë në tërë Kosovën

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:30
UÇK

Komandanti i UÇK-së, Gani Lipa thotë se në qershorin e vitit 1999 në Kosovë nuk ka pasur më shumë se 2 mijë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se janë vetëm 4 mijë ushtarë veteranë të vërtetë të UÇK-së, ndërsa të tjerët i quan derzetor dhe falsifikator, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Armata e UÇK-es...

Nje Brigad me e vogla e kembsorise kodrinoro - malore ka 2500 ushtar dhe komandues. Tri brigada me 3 bataljone speciale percjellese perbejne 1 Korpus. Korpusi ka 10000 - 12500 ushtar e komandues. 3 korpuse dhe 1 brigad rezerve e specijalizuar, perbejne nje Divizion. Divizioni duhet ti kete 3 Korpuse baze dhe nje Divizion te specijalizur te te gjitha njesive dhe gjenive ushtarake. Qe i bie se Korpusi duhet te kene 25000 deri 35000 ushtar e komandues, mvaret nga shtrimja ne teritor dhe kohe... 3 Korpuse me njesi perciellese te te gjitha njesive te gjenive te ndryshme luftarake, perben nje Korparmat - Armat. Korparmata ka perafersisht 60000- 70000 ushtar, ndersa Armata ka 2 - 3 korparmata Qe i bie nga 100000 deri 150000 Ne shtete te medha dhefishohet e gjithe kjo. Nese UÇK ka mbi 75000 veteran e invlid e deshmor e pjesmarres - I bie qe kishte nje Korparmat, ne kushte te shtetit ton te vogel i bie nje Armat te tere... E une garantoj se UÇK me 12 Qershor 99 nuk kishte mbi 2000 ushtar ne tere Kosoven. Qe i bie 1 brigad e lehte kembsorije dhe 2000 ushtar ne Koshare. Pra gjithesejt 4000 ushtar. Te cilet jane veteran te vertet... Te tjeret jan derzerter dhe fallsifikator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat