“Populli s'ka as shtet e as kohë për të humbur nga pazaret e Thaçit”

Aktuale

“Populli s'ka as shtet e as kohë për të humbur nga pazaret e Thaçit”

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2018 Në ora: 09:23
Adnan Rrustemi

Duke filluar nga ora 14:00 pritet të filloj protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi  ka thënë se qytetarët kanë rezervuar vetëm një angazhim - pjesëmarrjen në protestën paqësore e gjithpopullore kundër pazareve me territore me Serbinë.

Postimi i plotë:

Kudo entuziazëm në syt e fytyrat e qytetarëve. Ata për sot kanë rezervuar vetëm një angazhim - pjesëmarrjen në protestën paqësore e gjithpopullore kundër pazareve me territore me Serbinë.

Të gjithë pa dallim po e përjetojnë rëndësinë vendimtare të kësaj proteste. Kosova s'ka territor, e populli s'ka as shtet e as kohë për të humbur nga pazaret e Thaçit.

Sot, ora 14:00. Të gjithë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat