Nënkryetari i VV-së: Po protestojmë për të ruajtur Republikën, Presidenti po gënjen

Aktuale

Nënkryetari i VV-së: Po protestojmë për të ruajtur Republikën, Presidenti po gënjen

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:53
Besnik Bislimi

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, i ftuar në emisionin “Frontal Live” në T7 tha se gjithçka është gati për protestën e sotme dhe sipas tij interesimi i qytetarëve për të protestuar është shumë i madh.

“Raportin që e kemi thotë se numri i të interesuarve është 60% më i lartë se i protestave më të mëdha që janë organizuar. Këmi pas 63 autobusë dhe është kërkuar edhe  dyfishi i numrit të autobusëve”, tha Bislmi.

Ai tha se duhet të protestohet për shkak se po rrezikohet territori i Kosovës.

Tha se Hashim Thaçi po gënjen për bashkimin e Lugines me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat