Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, pak para fillimit të protestës “një popull si nënshtrohet një njeriu”, po shpalos detaje në T7. I pyetur nëse Vjosa Osmani do ta marrë fjalën në protestë për t’ju drejtuar qytetarëve tha se është e mirëseardhur por nuk e di nëse Osmani ka kërkuar një gjë të tillë.
Ai shtoi se përveç Vjosa Osmanit të mirëseardhur janë edhe deputeti tjetër i LDK-së Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.
Sidoqfoftë ai tha se nuk e di nëse është gjë e përshtatshme që këta deputetë ta marrin fjalën gjatë protestës.
Ndryshe, Bislimi tha se interesimi për protestën e sotme është shumë i madh.
Protesta nis në orën 14:00, nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar drejt sheshit.
Siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, protesta do të jetë paqësore e madje do të përcillet edhe me muzikë.
Policia e Kosovës tashmë është mobilizuar dhe në çdo cep të qytetit po shihen ata.