Policia Speciale në veri të Kosovës

Aktuale

Policia Speciale në veri të Kosovës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:20
Policia Speciale në veri të Kosovës

Burime të Kallxo raportojnë se kanë parë 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës të stacionuara afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

Raportohet se rreth 60 forca të njësive speciale janë të pranishme aty.

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat