Policia mohon se Thaçi ka vizituar Veriun e Kosovës

Aktuale

Policia mohon se Thaçi ka vizituar Veriun e Kosovës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:32
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Policia e Kosovës po mohon raportimet e mediave se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Veri të Kosovës. Ndërsa prezencën e shtuar të njësive speciale të policisë po e cilësojnë si të rëndomtë.

Këto informata zyrtare për media i ka dhënë Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

Hashim Thaçi viziton veriun e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto momente është duke zhvilluar një vizitë në veri të Kosovës.

Thaçi aktualisht është duke qëndruar në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak. Pas Bërnjakut, media merr vesh se Presidenti do të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit.

Kjo është hera e parë që një President i vendit shkon në pjesën më veriore të Kosovës.

Në veri për të ofruar siguri për presidenti janë parë 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës janë parë të stacionuara afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

Gjithashtu, siç raporthet rreth 60 forca të njësive speciale janë të pranishme aty.

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Sipas mediave serbe, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat