Presidenti Thaçi në veri, po mendon ikjen nga Kosova?!

Aktuale

Presidenti Thaçi në veri, po mendon ikjen nga Kosova?!

Nga: Bota sot Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:57
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po qëndron në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak.

Ndonëse përmes një njoftimi për media, të lëshuar nga Presidenca, bëhej e ditur se presidenti Thaçi, nga ora 14:00 do t’u drejtohej qytetarëve nga kazerma “Adem Jashari”, një gjë e tillë, duket se nuk do të ndodhë.

Kjo pasi Presidenti, raportohet se do të vizitojë sot edhe liqenin e Ujmanit.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Thaçi po i frikësohet protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është organizuar kundër tij.

Andaj, ai po mendon edhe ikjen jashtë territorit të Kosovës  dhe shkuarjen në Serbi, në rast se eksalon situata para institucioneve të Kosovës.

Ndryshe, në veri janë pozicionuar forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat