Thaçi flet nga Ujmani, tregon a do t’i kalojë ai Serbisë

Aktuale

Thaçi flet nga Ujmani, tregon a do t’i kalojë ai Serbisë

Nga: D.Rr Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:35
Thaçi në Liqenin e Ujmanit

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar të shtunën në mëngjes veriun e Kosovës.

Ai ka qëndruar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak dhe ka lundruar në liqenin e Ujmanit.

Thaçi ka deklaruar se kjo ishte vizitë rutinore e punës.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Ujmanin e ka quajtur aset të fuqishëm energjetik.

Thaçi: Ujmani aset i fuqishëm energjetik e bujqësor

“Ishin emocione të veçanta dhe ishte një shëtitje, një xhiro në këto rreze të mira, në këtë aset të fuqishëm energjetik dhe bujqësor të Republikës së Kosovës dhe në këtë mrekulli që veç Zoti ka ditë me na e fal dhe dora e punëtorit kosovar......Unë takova rastësisht edhe disa serb, i falënderoj që më qerasën me kafe, unë punojë për një Kosovë të re, Kosovën Evropiane, Kosovën atdhe të të gjithë qytetarëve të saj, Kosovë të perspektivë euroatlantike, unë si President ju shërbej të gjithëve pa dallim etnie”, tha ai.

Disa herë e përsëriti se kjo është një vizitë e zakonshme dhe tha se duhet vizituar nga të gjithë banorët e Kosovës.

Foli edhe për bisedimet, e tha se ditët në vijim do të vazhdojnë për njohje reciproke.

Thaçi: Bisedat në Bruksel në ditët në vijim për njohje reciproke

“Edhe bisedat që po zhvillohen e do të në ditët në vijim në Bruksel janë për paqe, stabilitetin, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe perspektivën euroatlantike”, ka thënë ai.

Thaçi nga aty u nis për një adresim para pjesëtarëve të FSK-së, teksa në atë kohë po zhvillohej protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër tij.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi të shtunën vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Presidenca e Kosovës, ndërsa duke iu drejtuar gazetarëve vetë Thaçi tha se vizita është rutinore.

"Është një vizitë krejt normale, një vizitë mrekullive të vendit tim", tha Thaçi.

I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t'i kalojë Serbisë, Thaçi tha:

"Edhe sot, nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, dërgoj mesazhin më të mirë: të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në BE. Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane".

Thaçi tha se bisedimet me Serbinë, që po zhvillohen në Bruksel, do të jenë për paqe dhe stabiliteti, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe për perspektivën aueortalantike.

Më herët, media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU kanë marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se kanë arrestuar disa serbë.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se në Ujman vetëm se është zhvilluar një vizitë.

Image

*** 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar në veri.

Për rreth një orë ka lundruar në Ujman dhe ka pirë kafe me serbët e asaj pjese.

Thaçi atje ishte me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashid Çalaj.

I shoqëruar nga dhjetëra policisë të njësisë speciale të Kosovës, ai edhe ka mbajtur edhe një fjalim.

Image

***

Është raportuar sot se presidenti Thaçi ka vizituar liqenin e Ujmanit, mirëpo kjo nuk ishte e sigurt  e madje policia e Kosovës e mohoi këtë.

Mirëpo, “Bota sot” ka siguruar foto ku shihet Thaçi në Liqenin e Ujmanit, së bashku me këshilltarin e tij dhe shefin e AKI-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat