Vonohet adresimi i Thaçit në FSK

Aktuale

Vonohet adresimi i Thaçit në FSK

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:30
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi ka paralajmëruar të mbajë një fjalim në kazermën e FSK’së në Prishtinë, në kohën, kur ka filluar protesta e Vetëvendosjes. Por, konferenca e Thaçit nuk ka filluar ende.

Presidenti i Kosovës, ndonëse kishte paralajmëruar se në orën 14:00 do të mbajë një fjalim në kazermën e FSK-së, ende nuk ka arritur. Në FSK, kanë thënë se janë në pritje të Thaçit, dhe se nuk kanë ndonjë njoftim për shtyrje.

Zëdhënësi në Ministrinë e Forcës për Sigurinë e Kosovës, Ibrahim Shala ka thënë se Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur në kazermë, derisa thonë se nuk kanë ndonjë njoftim për shtyrje të agjendës.

“Jo, Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur në kazermë. Ende nuk kemi marrë asnjë njoftim për shtyrje ose vonesë”, ka thënë Shala.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht ndodhet në veri të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat