Vjosa Osmani: Në protestë po marr pjesë si qytetare e Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani: Në protestë po marr pjesë si qytetare e Kosovës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:00
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se po merr pjesë në protestë si qytetare dhe jo si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Osmani ka thënë se protestës i është bashkuar së bashku me bashkëvendësit të saj nga Mitrovica dhe familjen nga Presheva.

Deputeja Osmani, e cila ka dal kundër vendimit të partisë së saj të cilët kanë refuzuar thirrjen e VV-së për protestë, thotë se vazhdon të mbetet LDK, dhe se arsyeja e daljes në protestë është kundërshtimi i saj për ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat