Pallaska: Mungesa e flamurit të Kosovës, përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër

Aktuale

Pallaska: Mungesa e flamurit të Kosovës, përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër

Nga: N.H Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:27
Protesta e VV-së

Avokati Dastid Pallaska, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se mungesa e flamurit të Kosovës vërteton se protesta e sotme e  organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër.

Pallaska me tej thotë se të dy këta autokratë që i bashkon ideologjia marksist-leniniste shtetin e Kosovës dhe çështjen kombëtare e kanë keqpërdorur vetëm për marrje dhe mbajtje të pushtetit.

Ja postimi i plotë:

Mungesa e flamurit të Kosovës vërteton se protesta e sotme - siç është organizu nga Lëvizja Vetëvendosje - nuk është asgjë më shumë se një përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër.

Të dy këta autokratë - që i bashkon ideologjia marksist-leniniste - shtetin e Kosovës dhe çështjen kombëtare e kanë keq-përdorur vetëm për marrje dhe mbajtje të pushtetit.

Kosova duhet të lirohet nga ta sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat