Fisnik Ismaili merr pjesë në protestën e VV-së

Aktuale

Fisnik Ismaili merr pjesë në protestën e VV-së

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:39
Fisnik Ismaili

Lëvizja Vetëvendosje po mbanë protestën të cilën e ka organizuar si e vetme dhe e cila si moto të saj e ka “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Në këtë protestë, është thënë me parë se nuk do të marrin pjesë udhëheqës dhe anëtarë nga Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, të cilët ishin ndarë më herët nga partia e Albin Kurtit.

Por, në protestën e sotme është parë deputeti i kësaj partie Fisnik Ismaili, i cili ishte prezent në sheshin Skënderbeu.

Përveç Ismailit ndonjë anëtar tjetër i kësaj partie nuk është parë se ka qenë prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat