KFOR-i me komunikatë zyrtare për zhvillimet e fundit në Veri

Aktuale

KFOR-i me komunikatë zyrtare për zhvillimet e fundit në Veri

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:07
KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë

KFORI- ka lëshuar komunikatë për media lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në Veri gjegjësisht bastisjes së njësisë speciale të Kosovës në qendrën sportive humanitare dhe vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

KFOR përmes komunikatës ka bërë thirrje për qetësi dhe ka pranuar se policia e Kosovës ishte e pranishme në zonën e Gazivodës por duke thënë se ata ishin personel i presidentit Thaçi i cili sipas tyre po vizitonte zonën e Zubin Potokut.

Ndër tjerash në komunikatë shkruhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat