Përfundon protesta, Kurti paralajmëron organizime të tjera

Aktuale

Përfundon protesta, Kurti paralajmëron organizime të tjera

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:19
Protesta per kufijte

Albin Kurti e ka krahasuar pushtetin aktual me atë të Serbisë. Ka thënë se uzuptartori është zëvendësuar me një uzurpator të ri që ka kapur Shtetin. Ka thënë se ndodhen në shesh sepse 'ata nuk duhet të jenë në pushtet". Kurti ka thënë se Thaçin po e mbanë në pushtet një Qeveri e pakicës. Në fund të protestës, Kurti ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër Thaçit.

“Kosova është shtet i kapur. Çlirimi i okupatorit të huaj, na u zëvendësua nga okupatori i jonë i cili po bashkëpunon ngushtë me atë okupatorin e huaj. Republika është në rrezik. Ne qytetrët jemi në shesh për Republikën. Në jemi këtu në shesh sepse ata nuk duhet të jenë atje në pushtet”, ka thënë Kurti në protestë.

Kurti ka folur edhe për deklarimet e Thaçit se Kosova duhet të bëjë kompromise të dhimbshme në raport me Serbinë.

“Na u shfaqë presidenti me kërkesë për kompromis të dhunshëm, sikur skamja e të tjerat të mos mjaftonin. Jo për kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. E nëse korrigjimi ndodh me dhimbje, atëherë ky nuk është vetëm korrigjim por edhe dhimbje” , është shprehur lideri i VV’së.

Sipas tij kjo protestë nuk është kundër Thaçit,  por për ta mbrojtur shtetin

“Kjo nuk është protestë e inatit tonë apo urrejtjes ndaj dikujt. Kjo është protestë për dashurinë ndaj vendit tonë. Aq shumë e duam Kosovën Republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, sa që në asnjë kusht dhe asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu.. Kjo protestë nuk është as për elektorat e as për vota. Sot e kemi shtetin në pikëpyetje. As Kosova nuk ndahet, as Kosova Lindore nuk ndahet. Serbisë borxh nuk i kemi, dhimbje të reja dhe kompromise tjera nuk pranojmë”, ka vazhduar Kurti.

Lideri i VV-së, thotë se Thaçi ka joshur Serbinë kur ka folur për kufijtë e Kosovës, por kjo protestë është si përgjigje ndaj tij dhe Vuçiqit.

“Kjo protestë është përgjigje ndaj Thaçit dhe Vuçiqit dhe ndaj pazareve të tyre. Thaci si president, duke i lëkundur e tundur kufijtë e Kosovës, e ka joshur Serbinë për territorin e Kosovës, dhe i dha leje Vucicit për të ardhur në Mitrovicë dhe për ta ringjallur Millosheviqin.Ne nuk pranojmë kthim në kohën e Rankoviqit”, ka vazhduar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat