Tri mundësi për Kosovën në rrugëtimin e saj politik me rëndësi jetike

Aktuale

Tri mundësi për Kosovën në rrugëtimin e saj politik me rëndësi jetike

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:35
Harta e Kosovës

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku theksons e Kosova gjendet në një udhëkryq, ndërsa rrugën që do e zgjedh tani do të jetë jetike dhe përcaktuese për të ardhmen e saj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova i ka tri mundësi në rrugëtimin e saj politik.

Lexojeni shkrimin e Klinakut:

Kah do të ecë Kosova?

Padyshim se Kosova ndodhet në një udhëkryq dhe rruga që do ta zgjedh tani është me rëndësi jetike dhe përcaktuese për të ardhmen e saj.

Ashtu si e shohë unë, Kosova i ka tri mundësi në rrugëtimin e saj politik:

1) Ridefinimi i kufijve të Kosovës me Serbinë dhe eliminimi i privilegjeve për serbët e Kosovës, pra rënia poshtë e zgjidhjes që ka buruar nga Pakoja e Ahtisarit. Kjo është një rrugë shumë e vështirë për shkak të shovinizmit serb dhe qasjes së tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi;

2) Kosova të vazhdojë me parimet e Pakos së Ahtisarit, si një shtet multietnik, (me privilegjet e padrejta për serbët e Kosovës, privilegje të cilat shkojnë deri në bllokim të çdo iniciative për forcimin e sovranitetit të Kosovës. Kjo është perspektiva më e zymtë për Kosovën;

3) Kosova t’i anulojë privilegjet e padrejta dhe bllokuese të serbëve dhe ta shtrijë me forcë sovranitetin e vet në veri. Kjo është një rrugë e pashpresë dhe shumë e rrezikshme. Kjo rrugë mund ta çojë situatën drejt libanizimit të Kosovës.

Rrugë tjetër (po e theksoj prapë) ashtu si e shohë unë - nuk ka! Të tjerat janë shmangie nga problemi, mungesë vizioni dhe demagogji e kulluar politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat