Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron greva dhe protestë për pagat

Aktuale

Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron greva dhe protestë për pagat

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:52
Qeveria

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot pati shumë shqetësime në lidhje me pozitën e rëndë të Shërbyesve Civil e posaçërisht tani kur është proceduar nga qeveria, Projektligji për Pagat në sektorin Publik të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Këshilli njofton se shqetësimi është rritur në kohën kur prioritet të aprovohet Ligji për Pagat e Shërbyesve civil.

“Ky vendim i qeverisë për ngritjen e pagave me Nr. 04/20 dat; 20.12.2017, ka shkaktuar amulli, diskriminim dhe pakënaqësi të madhe tek shërbyesit publik e në veçanti tek shërbyesit civil të Kosovës pasi që ka bërë një ndarje të madhe në mes shërbyesve publik duke i marrë nën sqetulla të veta përmes ngritjes së pagave-dyfishimit, resorët që do të duhej ta kontrollonin punën e qeverisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Këshilli i Përgjithshëm paralajmëron se Qeveria do të përballet me greva dhe protesta të shërbyesve civil në rast se nuk përmbushen kërkesat tona humane dhe ligjore.

Ndër kriteret janë: Të nivelohen pagat e shërbyesve civil me sektorët e tjerë me Projektligjin për Pagat në sektorin Publik të Kosovës dhe të njihet përvoja e punës për punëtorët e administratës shtetërore të cilët kanë punuar në bazë të Ligjeve të Republikës së Kosovës e të cilët janë larguar nga puna në okupimin serb, ashtu siç iu është njohur kjo përvojë mësimdhënësve.

Këshilli i Përgjithshëm i SSHCK-së ka bërë thirrje 0po ashtu Kuvendit të Republikës që të mos lejon që përmes miratimit të këtij Projektligji të thellohen ndarjet në mes sektorëve të ndryshëm në shërbimin publik të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat