Haradinaj: Do ta ndërtojmë një memorialial në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Aktuale

Haradinaj: Do ta ndërtojmë një memorialial në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:12
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në ShBA, ka vizituar memorialin përkujtimor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, që shkaktuan mijëra viktima, ndër to edhe Mon Gjonbalaj dhe Roko Camaj, me origjinë shqiptare.

Ai ka shkruar në Facebook, se më 11 shtator të vitit 2001 në Neë York u sulmuan vlerat e demokracisë, që u përjetua si sulm mbi tërë botën e lirë.

“Ne, Qeveria e Kosovës kemi vendosur ndërtimin e një memoriali për ta përjetësuar nderimin për jetët e humbura të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ku për çdo vit do të bëhen homazhe institucionale, në kujtim të viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e madhe që ShBA-ja e ka dhënë në rrugën e tij deri në liri dhe shtetkrijim. Një vend që e ka përjetuar dhimbjen dhe tragjedinë njerëzore, përjetësisht është solidar me kombin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat