Hoxhaj: Protesta pa flamuj të Kosovës ironi e Vetëvendosjes

Aktuale

Hoxhaj: Protesta pa flamuj të Kosovës ironi e Vetëvendosjes

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:56
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar protestën e sotme të Vetëvendosjes duke quajtur ironi faktin që në protesta u thirr për sovranitet dhe integritet por aty nuk ishte asnjë flamur i Kosovës.

Ai ka shkruar se sot ata të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, flamurin dhe himnin shtetëror thirrën për të mbrojtur Republikën.

Ky është statusi i plotë i Hoxhajt në Facebook.

Nuk e kisha menduar fare të reagoj për protestën duke e konsideruar një të drejt të plotë e demokratike. Por, të pretendosh ta mbrosh sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e Kosovës duke mos mbajtur asnjë flamur të Kosovës flet shumë për ironinë e subjektit që thirri protestat.

Flamuri me hartën e Kosovës tregon se territori është habitat i ekzistencës tonë, është siguri, identitet, emocion dhe histori.

Protesta si qëllim në politikë nuk e përmbyll sovranitetin dhe shtetndërtimin e Kosovës por uniteti i brendshëm, përballja me Serbinë në Bruksel dhe me kundërshtarët e pavarësisë në Këshill të Sigurimit.

Ata të cilët nuk e kanë njohur kurrë pavarësinë e Kosovës, flamurin dhe himnin shtetëror – sot thirrën kinse për ta mbrojtur Republikën në sheshin e kryeqytetit tonë.

Si mund ti besohet dikujt që thërriste në protesta para 10 vitesh për ta kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit duke mos hezituar ta quante shpalljen e pavarësisë si “Pavarësia e Ahtisaarit”. Kurse sot thërret në protesta për ta mbrojtur pikërisht këtë pavarësi. Cilës Vetëvendosje t’i besojmë? Unë them asnjërës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat