Pallaska tregon skenarin e Thaçit dhe Vuçiqit, përmend një incident në veri

Aktuale

Pallaska tregon skenarin e Thaçit dhe Vuçiqit, përmend një incident në veri

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:43
Vuçiq, Thaçi

Juristi Dastit Pallaska, thotë se, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i ka mbetur vetëm provokimi i një incidenti në veri i cili do ta formalizonte harën e re për të cilën së bashku me Vuçiqin janë dakorduar.

Sipas tij, skenarin e saktë do ta kuptojmë sontë kur Vuçiqi do të flet publikisht pas vizitës që Thaçi e bëri në liqenin e Ujmanit

“Karshi kundërshtimit absolut shoqëror për ndarje të vendit, Presidentit Thaçi i ka mbetur vetëm një mënyrë për të ndryshuar këtë realitet - provokim të një incidenti në veri. Incident i cili do ta formalizonte hartën e re për të cilën ai dhe Vuçiq duket se janë dakorduar.

Skenarin e saktë do ta kuptojmë sonte në ora 21:00 kur Vuçiq pritet të “përgjigjet” publikisht ndaj “ekskurzionit” të sotëm të Presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit”, shkruan Pallaska, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat