Zyrtari i LDK-së për Thaçin: “Komandanti” i Ujmanit me “show” naiv

Aktuale

Zyrtari i LDK-së për Thaçin: “Komandanti” i Ujmanit me “show” naiv

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 shtator 2018 Në ora: 20:41
Hashim Thaçi

Gjersa mijëra qytetarë po përgatiteshin për të protestuar kundër ndryshimit të kufijve, iniciatori i cili ka dhënë idenë për korrigjim apo ndryshim të kufijve ka shkuar të veri të Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili dje ishte shprehur se ka marrë bekimin e plotë amerikan për marrëveshjen me Serbinë, sot pak para se të fillonte protesta në Prishtinë pikërisht për çështjen e kufijve, ka shkuar të vizitojë liqenin e Ujmanit.

Ai ka lundruar me barkë, gjersa në konferencë për gazetarët ka thënë se kishte emocione gjersa ka vizituar Ujmanin.

 “Sot pas kësaj vizite të bëjë një gjiro lundrimi në këtë vend të bukur, të pakrahasueshëm, prandaj ishin emocione të veçanta t’i kalojë disa orë në Liqenin”, ka thënë Thaçi.

Kur protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së, tashmë kishte filluar, Presidenti është “përkujdesur” të shkojë në kazermën ‘Adem Jashari’ duke u shprehur se nuk do të preket Ujamni, Trepça dhe Mitrovica.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila është kundër idesë së Thaçit për ndryshim të kufijve, vizitën e tij e quan “show”.

Ish- zëvendës ministri i Administrimit publik dhe tashmë zyrtar i LDK-së, Bajram Gecaj, duke komentuar vizitën e Thaçit në Ujman, thotë se me këtë “show”, ai ka treguar papjekurinë dhe nivelin adoleshent.

Image
Bajram Gecaj

Ai ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që ky njeri të lëshojë skenën politike, pasi që sipas Gecajt, ai është i pa dinjitetshëm dhe i pa nder.

“Unë në një postim timin i kam jap nofkën, “komandanti” i Ujmanit. Ky është një “show” jashtëzakonisht naiv, i cili tregon papjekurinë dhe nivelin adoleshent të Presidentit të Republikës. Ajo çfarë ka bërë ai sot nuk ka asnjë rëndësi substanciale. Çfarë është jashtëzakonisht brengosese është fakti se Hashim Thaçi ka çapur një çarje në një muri deri sot të pa depërtueshëm, atë të sovranitetit dhe integritetit territorial. Megjithatë, është inkurajues fakti se presidentin duket se nuk e përkrahë askush, madje as partia e tij. Është koha që ky njeri të lëshojë skenën politike, pa dinjitet dhe i pa nder”, ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

Vizitën e Thaçit në Ujman e ka konsideruar jo serioze edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se serioze duhet të jetë protesta e sotme, ndërkaq shtëtijen e Thaçit në Ujman e quan si rekracion i fundjavës, prandaj ka kërkuar të mos merren seriozisht se çka shkruajnë për kafet e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat